Nuk arriti të jetë i pranishëm në protestë, reperi shqiptar i kushton këngë Klodianit
Nushi ka shkruar disa vargje për Klodianin e ndjerë.

ShowBiz
Të martën, 25-vjeçari Klodian Rasha u qëllua me armë zjarri për shkak se doli në orë policore dhe nuk iu bind policit, shkruan lajmi.net.
Ky rast nxiti debat të ashpër në publik, ndërsa që prej ditës së djeshme kanë vazhduar protestat në rrugët e Tiranës.
Kësaj proteste i janë bashkuar edhe shumë prej fytyrave publike, duke ngritur zërin për drejtësi për këtë rast.
Së fundi, reperi Nushi, me anë të një videoje sqaroi se nuk kishte mundësi të ishte pjesë e protestës, andaj shkroi disa vargje për këtë situatë.
“ME PA MUNDESI ME KON PREZENT N’PROTEST KJO OSHT SENI MA I PAKT QE MUNA ME BO KUNDER KTI SISTEMI KOMUNIST , SHPIRTI N ‘ PAQE KLODIAN , NGUSHLLIME FAMILJES. ?
A.C.A.B 1.3.1.2”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/
View this post on Instagram