Nuk arriti ta formoj Qeverinë, Kurti: Me 56 vota për s’mund të fillojë mandati i ri – vazhdojmë drejt zgjedhjeve të reja
Kryeministri në detyrë i Kosovës, dhe i mandatuari nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani për ta formuar Qeverinë, Albin Kurti, ka reaguar pasi nuk u votua propozimi i tij për formimin e Qeverisë. Ai ka thënë se me votat që kanë marrë, nuk mund të filloj mandati i ri por do të vazhdojnë drejt zgjedhjeve…
Lajme
Kryeministri në detyrë i Kosovës, dhe i mandatuari nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani për ta formuar Qeverinë, Albin Kurti, ka reaguar pasi nuk u votua propozimi i tij për formimin e Qeverisë.
Ai ka thënë se me votat që kanë marrë, nuk mund të filloj mandati i ri por do të vazhdojnë drejt zgjedhjeve të reja, shkruan lajmi.net.
“Falenderoj të gjithë deputetët që mbështetën propozimin për kabinetin e ri qeveritar dhe qytetarët për përkrahjen. Meqë 56 vota ishin PËR, 52 KUNDËR dhe 4 ABSTENIME, nuk mund të fillojë ende mandati ynë i ri. Ndërkohë vazhdojmë si qeveri në detyrë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare”, shkroi ai.
Kurti ka publikuar video të fjalimit të tij të sotëm në Kuvend, ndërsa ka shkruar edhe fjalimin e tij të plotë.
Kurti sot në Kuvendin e Kosovës ka propozuar Qeverinë e re, dhe emrat për ministra dhe zëvendësministra, por nuk ka arritur të marr më shumë se 56 vota për.
Tani Presidentja Osmani do të takoj partitë e tjera për të treguar nëse kanë siguruar shumicën dhe për ta propozuar Qeverinë e re në Kuvend. Nëse kjo nuk arrihet të bëhet, Osmani do të vendos për shpërbërje të Kuvendit dhe zgjedhje të reja. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë: