N’RROT Fest, festivali më i ri në qytetin e Gjilanit (Foto)

Organizatorët ftuan të gjithë qytetarët që të jenë pjesë e festivalit i cili do të mbahet nga 20-23 korrik, pasi që përveç muzikës e pijeve, do të ketë edhe surpriza të tjera për ta.

ShowBiz

30/03/2016 15:04

Deri më tani festivale për të rinj siç janë Beer Fest, Beer Music and Wine Festival apo The Summit Fest, janë mbajtur kryesisht në kryeqytetin e Kosovës, ku kështu Prishtina ka qenë nikoqir i të gjithë qytetarëve të vendeve të tjera.

Por siç duket tanimë kjo gjë po fillon të ndryshojë, ku kështu të rinjtë e qyteteve të Kosovës po marrin iniciativa që të formojnë festivale në vendet ku ata punojnë e jetojnë. Kështu para pak ditësh nëpër rrjete sociale u shpërnda një faqe e re e festivalit më të ri në vend – N’RROT Fest, festival ky i cili do të mbahet në qytetin e Gjilanit, përkatësisht te liqeni i Përlepnicës.

Ky festival do të sjellë muzikë elektronike, ku përveç muzikës dhe performancave të DJ të ndryshëm si të vendit ashtu edhe të rajonit, për të gjithë të pranishmit do të ketë edhe pije të ndryshme e poashtu ky festival ka përgatitur edhe kampin ku do të kenë mundësi të qëndrojnë qytetarët që vijnë nga qytetet tjera të Kosovës./Kultplus