Novi Sad, studentët paralajmëruan protesta para BIA-s e Gjykatës Kushtetuese

Studentët në Novi Sad vazhduan protestat dhe bllokadat e tyre gjatë festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri dhe thanë se do të kalojnë gjithë vitin duke luftuar. Protesta para gjykatës në Novi Sad ka përfunduar dhe studentët kanë thënë se më 11 janar do të mblidhen para Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA) për…

Lajme

08/01/2025 18:25

Studentët në Novi Sad vazhduan protestat dhe bllokadat e tyre gjatë festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri dhe thanë se do të kalojnë gjithë vitin duke luftuar.

Protesta para gjykatës në Novi Sad ka përfunduar dhe studentët kanë thënë se më 11 janar do të mblidhen para Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA) për një “bisedë miqësore” sepse nuk i tremben dhe se nuk kanë asgjë për të fshehur. U mbajt një aksion për ti përkujtuar viktimat që pësuan nga rënia e strehës në Novi Sad.

Studentët ftuan gjimnazistë, pedagogë, fermerë dhe qytetarë t’i bashkohen.

“Ne studentët në bllokadë ju ftojmë t’i bashkoheni protestës të dielën 12.01. në orën 16 para Gjykatës Kushtetuese dhe na përkrahni. Javët e fundit kemi qenë dëshmitarë të shkeljeve të Kushtetutës dhe për këtë kemi vendosur të mblidhemi simbolikisht para godinës së Gjykatës Kushtetuese dhe të shprehim pakënaqësinë tonë”, thuhet në deklaratën e studentëve, shkruan N1.

Ata shtuan se me shkeljen e Kushtetutës u kërcënon të drejtat e të gjithë qytetarëve dhe se me sloganin “Rëndësi ka të kesh qëndrimin” duan t’i dërgojnë popullit një mesazh me zë të lartë se “Kushtetuta nuk i mbron”.

Studentët ftuan edhe partitë politike që t’i bashkohen protestës, duke u shprehur se distancohen nga veprimet e të gjitha partive dhe organizatave politike. Është bërë thirrje edhe për bllokimin e Kryqëzimit të Mostarit më 10 janar.

Protestat dhe kërkesat e studentëve u mbështetën nga gati 3500 profesorë universiteti