Notat e lojtarëve, Inter 1:0 Milan: Martinez e Çalhanoglu më të mirët në fushë, Diaz me vlerësimin të ulët
Interi është finalisti i parë i Ligës së Kampionëve për edicionin 2022/2023, shkruan lajmi.net. “Nerazzurrët” triumfuan 1:0 (3:0 rez. përgjithshëm) edhe në ndeshjen e dytë kundër Milanit në stadiumin “San Siro”. Sulmuesi argjentinas, Lautaro Martinez realizoi golin e vetëm dhe të fitores për Interin në këtë përballje në minutën e 74-të. Uebfaqja e specializuar e…
Sport
Interi është finalisti i parë i Ligës së Kampionëve për edicionin 2022/2023, shkruan lajmi.net.
“Nerazzurrët” triumfuan 1:0 (3:0 rez. përgjithshëm) edhe në ndeshjen e dytë kundër Milanit në stadiumin “San Siro”.
Sulmuesi argjentinas, Lautaro Martinez realizoi golin e vetëm dhe të fitores për Interin në këtë përballje në minutën e 74-të.
Uebfaqja e specializuar e vlerësimeve “SofaScore” ka publikuar notat e lojtarëve për këtë sfidë.
Lautaro Martinez dhe Hakan Çalhanoglu ishin futbollistët më të vlerësuar të përballjes te Interi duke marrë notën 7.4.
Te Milani me notën më të ulët u vlerësua mesfushori Brahim Diaz që u vlerësua vetëm 5.8.
Kjo është finalja e parë e Interit në Ligën e Kampionëve që nga viti 2010 kur edhe e pati fituar trofeun.
Interi në finalen që do të luhet në Stamboll do të përballet me fituesin e takimit Manchester City – Real Madrid (1:1) që ndeshjen e dytë e luajnë të mërkurën (nesër) nga ora 21:00./Lajmi.net/