Notat e futbollistëve: Napoli – Milan, kështu u vlerësuan Rrahmani dhe të tjerët
Milani është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, shkruan lajmi.net. “Rossonerët” barazuan 1:1 në ndeshjen e dytë ndaj Napolit në stadiumin “Diego Armando Maradona”, por triumfuan 1:2 me rezultat të përgjithshëm. Sulmuesi francez, Olivier Giroud ishte autor i golit për mysafirët në minutën e 43-të. Napoli barazoi në minutën e tretë shtesë me anë…
Sport
Milani është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, shkruan lajmi.net.
“Rossonerët” barazuan 1:1 në ndeshjen e dytë ndaj Napolit në stadiumin “Diego Armando Maradona”, por triumfuan 1:2 me rezultat të përgjithshëm.
Sulmuesi francez, Olivier Giroud ishte autor i golit për mysafirët në minutën e 43-të.
Napoli barazoi në minutën e tretë shtesë me anë të sulmuesit Osimhen, por që ishte e tëra çfarë ata bën në këtë përballje.
Uebfaqja e specializuar e vlerësimeve “Whoscored.com” ka publikuar notat e futbollistëve pas përballjes.
Lojtari me notën më të lartë ishte sulmuesi gjeorgjian, Kvaratskhelia i cili u vlerësua me notën 8.2, ndërsa mbrojtësi i krahut, Rui u vlerësua me notën më të ulët te Napoli 6.0.
Te Milani me notën më të madhe u vlerësua Leao me notën 8.0. Me notën më të ulët te Milani u vlerësuan Tonali dhe Diaz 6.6.
Amir Rrahmani, futbollisti i Kosovës u vlerësua me notën 6.4. Rrahmani u paraqit për 90 minuta në këtë takim për Napolin.
Milani në gjysmëfinale do të ballafaqohet me fituesin e takimin Inter – Benfica (2:0)./Lajmi.net/