Normalizimi i raporteve me Kosovën, kyç për Serbinë në BE

Kreu i Komisionit Evropian (qeverisë së BE-së), Jose Manuel Barroso, të cilit së shpejti i kalon mandati në këtë institucion, ka deklaruar se normalizimi i raporteve me Kosovën është e rëndësisë vendimtare për përafrimin e mëtejshëm dhe anëtarësimin e Serbisë në BE. 

Lajme

29/06/2014 12:18

Në prag të vizitës që i bën sot Beogradit dhe ku do të takohet me krerët e këtij vendi, i pyetur nga gazetarët se a janë reformat dhe sfidat që i rrinë para Serbisë në rrugën e saj drejt BE-së janë nën hijen e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë e Kosovës, Barroso u përgjigj që “normalizimi i raporteve të Serbisë me Kosovën është me rëndësi kyç, dhes e autoritetet serbe janë shumë të vetëdijshme se avancimi në sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave themelore do të jenë vendimtare në mënyrë që procesi i përafrimit të përparojë me temp stabil”, raporoton televizioni publik RTS.

Kur bëhet fjalë për politikën e jashtme, Barroso tha se nga Serbia kërkohet që në periudhën deri në hyrje të saj në BE, gradualisht ajo ta harmonizojë politikën dhe pozicionin e saj me deklaratat dhe vendimet që i ka miratuar BER-ja, gjë që do të ndiqet nga viti ë vit.

Ndërkaq, sa i përket projektit të furnizimit me gaz rus nëpërmjet gazsjellësit “Rrjedha jugore”, Barroso përkujtoi se BE-ja tashmë ka thënë se të gjitha kontratat e nënshkruara ndërqeveritare mes Rusisë dhe shtatë shteteve të përfshira në këtë gazsjellës janë në kundërshtim me ligjet e BE-së dhe se për kontratat duhet të rinegociohen.

Kreu i BE-së është paraparë që nesër të vizitojë edhe Tiranën, pas dhënies së statusit kandidat për anëtarësim në BE.