Nora në ‘garë’ me kunatën e saj Tunën, cila më seksi? (Foto)

Vëllezërit Berisha në krahët e tyre i kanë dy femra provokative e të suksesshme si këngëtare.

ShowBiz

05/11/2016 22:38

Ka qenë Nora ajo e cila ka marrë vëmendjen kryesore kur është diskutuar për familjen e burrit, por sot kanë ndryshuar gjërat pasi familjes së tyre iu ka ‘bashkangjitur’ edhe një femër tjetër seksi, shkruan lajmi.net

Dashtë e pa dashtë, Nora Istrefit iu bë ‘kunatë’ kolegia e saj Altuna Sejdiu – Tuna. Kjo e fundit është në lidhje me vëllanë e Robertit, Patrisin për të cilin po thuhet se edhe e ka lënë shtatzënë.

Nora së fundmi është shfaqur tejet provokative dhe seksi në disa foto të realizuara, por edhe Tuna nuk e ka lënë keq, pasi edhe ajo është paraqitur po aq provokative në fotot e fundit e në klipin që e publikoi sonte (e shtunë).

Nëse është më seksi Nora apo Tuna e lëmë nën vlerësimin e fansave të tyre./lajmi.net