Nol Nushi: Kurti ka vendosë me i luftu sindikalistët me njeriun që e ka vjedhë polikollorin e shkollës

Zyrtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi ka kritikuar sërish kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqin. Nëpërmjet një postimi në Twitter, Nol Nushi është shprehur se Kurti po i lufton sindikatat me njeriun që siç shprehet ai e ka vjedhur polikollorin e shkollave kur ka qenë drejtor i arsimit.…

Lajme

05/09/2022 19:07

Zyrtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi ka kritikuar sërish kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqin.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Nol Nushi është shprehur se Kurti po i lufton sindikatat me njeriun që siç shprehet ai e ka vjedhur polikollorin e shkollave kur ka qenë drejtor i arsimit.

“Kryeministri ka zgjedhe me i luftu sindikalistet me Shpejtim Bulliqin, i cili sa ka qene Drejtor i Arsimit ne Podujeve, e ka vjedhe polikollorin e shkolles. ?‍♂️”, ka shkruar Nushi.

Vlen të theksohet se sot Kurti ka vizituar komunën e Podujevës, komunë në të cilën disa shkolla kanë filluar mbajtjen e mësimit. /Lajmi.net/