Noizyn e befasojnë një grup fansash në rrugë

Noizy pranoi befasinë më të bukur nga fansat e tij.

ShowBiz

24/11/2020 17:05

Reperi Noizy është emër shumë i dashur për publikun, i cili ka fansa nga të gjitha trojet shqiptare, por edhe më tej, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ai ka publikuar disa video në llogarinë e tij në Instagram, ku tregon se si e ndaluan fansat në mes të rrugës.

Derisa po gjendej në veturë, një grup i fansave e ndaluan për ta përshëndetur atë dhe nuk munguan përqafimet e tyre.

Ai dukej i lumtur për dashurinë që e mori nga këta fansat, që janë përkrahësit më të mëdhenj në karrierën e tij.

Ndryshe, “Naughty Naughty” është projekti i fundit i Noizyt, që e solli në bashkëpunim me disa artistë të huaj. /Lajmi.net/