Noizy u arrestua në Zvicër për ‘krime të rënda dhe të dhunshme’ – thotë gazetari Maliqi

Reperi i njohur shqiptar, Noizy, është arrestuar të shtunën në aeroportin e Cyrihut, menjëherë pasi mbërriti në Zvicër për të promovuar albumin e tij të ri. Gazetari Mefail Maliqi ka dhënë detaje për arrestimin në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, duke cituar burime zyrtare zvicerane. “Sipas zëdhënësit të kantonit të Cyrihut, Noizy është arrestuar…

ShowBiz

08/07/2025 14:40

Reperi i njohur shqiptar, Noizy, është arrestuar të shtunën në aeroportin e Cyrihut, menjëherë pasi mbërriti në Zvicër për të promovuar albumin e tij të ri.

Gazetari Mefail Maliqi ka dhënë detaje për arrestimin në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, duke cituar burime zyrtare zvicerane.

“Sipas zëdhënësit të kantonit të Cyrihut, Noizy është arrestuar për ‘krime të rënda dhe të dhunshme”, tha Maliqi.

Ai shtoi se shkak i mundshëm i arrestimit mund të jetë një përleshje fizike që kishte ndodhur më herët në Pejë, në të cilën Noizy ishte përfshirë.

“Personi tjetër i përfshirë në atë incident ka shtetësi zvicerane, dhe kjo mund të ketë ndikuar që autoritetet e Zvicrës të reagojnë”, theksoi gazetari.