Noizy reagon për vdekjen e Shpat Kasapit
Reperi i njohur shqiptar, Noizy, ka reaguar pas vdekjes së këngëtarit Shpat Kasapi. Në llogarinë e tij në Instagram, Noizy ka publikuar një fotografi të zezë dhe ka shkruar “R.I.P Shpat”, teksa ka vendosur edhe një zemër. Kasapi vdiq sot në Itali, në moshën 40-vjeçare.
