Njohja nga Kenia – Ambasada britanike uron Kosovën: Vazhdon momentumi për forcimin e lidhjeve diplomatike në mbarë botën

Pas më shumë se katër vitesh, Kenia u bë shteti i parë që njohu Pavarësinë e Kosovës. Ambasada e Britanisë në Kosovë ka përgëzuar shtetin për njohjen nga shteti afrikan, transmeton lajmi.net. “Urime Kosovë për vendimin e Kenias për njohjen e pavarësisë së Kosovës! Kjo e vazhdon momentumin e Kosovës drejt forcimit të lidhjeve diplomatike…

Lajme

28/03/2025 10:08

Pas më shumë se katër vitesh, Kenia u bë shteti i parë që njohu Pavarësinë e Kosovës.

Ambasada e Britanisë në Kosovë ka përgëzuar shtetin për njohjen nga shteti afrikan, transmeton lajmi.net.

“Urime Kosovë për vendimin e Kenias për njohjen e pavarësisë së Kosovës! Kjo e vazhdon momentumin e Kosovës drejt forcimit të lidhjeve diplomatike dhe bashkëpunimit në mbarë botën”, ka shkruar ambasada britanike.

Fillimisht lajmin për njohjen nga Kenia erdhi nga ish-presidenti Behgjet Pacolli dhe më pas edhe presidentja Vjosa Osmani konfirmuar se letra i kishte arritur në Presidencë.

“Kjo njohje është një dëshmi e mbështetjes së vazhdueshme për të drejtën e popullit të Kosovës për liri, pavarësi, sovranitet dhe integritet territorial. Njëkohësisht është edhe njohje e vuajtjeve të gjata e sakrificës shekullore të popullit të Kosovës për liri”, ka thënë Osmani.

Njohja e fundit para saj, Kosovës i erdhi nga Izraeli me negocimin e presidentit amerikan, Donald Trump./Lajmi.net/