Njihuni me veturën “Vanquish Zagato”
"Aston Martin" është kompani britanike e cila në bashkëpunim me kompaninë italiane "Zagato" kanë realizuar këtë veturë shumë të bukur.
Auto & Tek
“Aston Martin” si kompani njihet për bashkëpunimin e gjatë me dizajnin italian, shkruan lajmi.net
Bashkëpunimi i tyre i fundit ishte ai i vitit 2011 me veturën “V12 Zagato”, ndërsa tani “Sanquish Zagato” që pritet shumë shpejt të jetë në treg për disa blerës.
Makina është e bazuar në një motor gjashtë litërsh dhe 569 kuaj fuqi, por ajo që bën më së shumti përshtypje është dizajni i saj fantastik.
Modeli ende është vetëm koncept, ndërsa detajet për veturen do të bëhen të ditura ditët në vazhdim, gjatë prezantimeve tjera, por vetura po konsiderohet të jetë më e bukura e tyre në 25 vitet e fundit./lajmi.net