Njihuni me piktorin e verbër i cili po mahnitë Botën |FOTO GALERI|
ohn Bramblitt kishte filluar të pikturojë vetëm pasi e kishte humbur tërësisht të pamurit, atëherë ai ishte mësuar t’i dallonte ngjyrat me anë të prekjes, kështu ai kishte mësuar se si t’i përdorë ngjyrat dhe mbajtjen e brushës.
ShowBiz
Pikturat e ndritshme dhe shumëngjyrëshe që dot t’i shihni më poshtë janë punuar nga artisti amerikan John Bramblitt, i cili e ka humbur të pamurit në moshën 30-vjeçare, si pasojë e komplikimeve nga epilepsia, sëmundje nga e cila kishte vuajtur qysh prej moshës 2 vjeçare.
John Bramblitt kishte filluar të pikturojë vetëm pasi e kishte humbur tërësisht të pamurit, atëherë ai ishte mësuar t’i dallonte ngjyrat me anë të prekjes, kështu ai kishte mësuar se si t’i përdorë ngjyrat dhe mbajtjen e brushës.
Shumë nga portretet e pikturuara nga ai janë inspiruar nga ngjarjet që i ka përjetuar në jetën e tij gjatë kohës kur ai nuk kishte pasur problem me të pamurit. John ka punuar edhe piktura të njerëzve në bazë të përfytyrimeve të dukjes së tyre apo thjeshtë duke prekur fytyrat e tyre me gishtat e tij. Shumë prekë është fakti se ai kurrë nuk i ka parë gruan dhe djalin e tij, por portretet që u’a ka bërë atyre janë të jashtëzakonshme.
Për fat të mirë arti i John Bramblitt është duke fituar popullaritet gjithnjë e më të madh në galeritë në mbarë SHBA-të. /lajmi.net












