Njihuni me kandidatet për “zonjën e parë” të Drenasit (Foto)

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas do të mbahen këtë të diele.

ShowBiz

02/12/2016 11:19

Derisa me gjashtë kandidatët për kryetarë të Drenasit jeni njohur, ne ju prezantojmë kandidatet për të marrë epitetin e “zonjës së parë” të kësaj komune.

Disa prej pretendentëve për të parin e komunës kanë qenë më të hapur dhe kanë marrë edhe bashkëshortet në fushatën e tyre që mbyllet sonte, por ka pasur nga ata që nuk janë parë në krahët e bashkëshortëve në publik, të paktën as në rrjetet sociale.

Magazina.al, nuk ka arritur të siguroj fotografi të bashkëshortes së kandidatit të “Nisma” Isa Xhemajlaj dhe kandidatit të partisë “Fjala” Vehbi Berisha.

Në vazhdim po ju prezantojnë gratë e kandidatëve për kryetar të Drenasit.

Kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci me bashkëshorten

Kandidati i LDK-së, Bedri Nika me bashkëshorten

Kandidati i AKR-së, Elmi Thaçi me bashkëshorten

Kandidati i pavarur, Xhavit Drenori me bashkëshorten