Njëzet kadetë të rinj fillojnë rrugëtimin në FSK, Maqedonci: Amanetin e dëshmorëve për ushtri e kemi përmbushur, tash na mbetet që ta forcojmë atë

Sot kanë filluar rrugëtimin e tyre në Forcën e Sigurisë së Kosovës njëzet kadetë të rinj, oficerë të ardhshëm. Në ceremoni i pranishëm ishte edhe Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup MAqedonci. Ai në fjalën e tij tha se është emocion i veçantë teksa sheh të rinjtë me vullnet e përkushtim të hekurt betohen t’i…

Lajme

20/09/2024 16:12

Sot kanë filluar rrugëtimin e tyre në Forcën e Sigurisë së Kosovës njëzet kadetë të rinj, oficerë të ardhshëm.

Në ceremoni i pranishëm ishte edhe Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup MAqedonci.

Ai në fjalën e tij tha se është emocion i veçantë teksa sheh të rinjtë me vullnet e përkushtim të hekurt betohen t’i shërbejnë atdheut.

“BETOHEM, tingëllon ndryshe kur përqon vendosshmëri përveçse individuale dhe grupore.”, shkroi ai tutje në një postim të tij në Facebook pas ceremonisë.

“Nuk ka asgjë që vlerësoj më shumë sesa betimin tuaj për t’iu përkushtuar atdheut. Nuk ka asgjë që më bën më tepër krenar se të jem me ju këtu sot, e të shoh Ushtrinë e Republikës së Kosovës teksa rritet dhe zhvillohet”, përfundoi Maqedonci.