Njësitë Speciale me aksion- bastisje në objektin e disa agjencive të shtetit

Njësi të shumta të Policisë së Kosovës kanë zbarkuar sot tek objekti në të cilin ndodhen disa agjenci shtetërore, përfshirë këtu Agjencinë Kadastrale të Kosovës, Agjencinë Shtetërore të Arkivave dhe Institutin për Krime të Kryera gjatë luftës në Kosovë. Në oborrin e këtij objekti janë parë policë të Njësive Speciale të Kosovës, derisa për momentin…

Lajme

16/07/2025 09:51

Njësi të shumta të Policisë së Kosovës kanë zbarkuar sot tek objekti në të cilin ndodhen disa agjenci shtetërore, përfshirë këtu Agjencinë Kadastrale të Kosovës, Agjencinë Shtetërore të Arkivave dhe Institutin për Krime të Kryera gjatë luftës në Kosovë.

Në oborrin e këtij objekti janë parë policë të Njësive Speciale të Kosovës, derisa për momentin nuk dihet se ku saktësisht po kryhet bastisja.

Në lidhje me këtë aksion nuk ka pasur ndonjë deklarim zyrtar./Lajmi.net/