Njësitë Speciale jashtë shtëpisë së Kurtit, pas kërcënimit

21:10 | 27 Tetor 2021

Pjesëtarë të shumtë të Njësisë së Reagimit të Shpejtë në kuadër të Policisë së Kosovës janë vendosur sonte te shtëpia e kryeministrit të vendit, Albin Kurti.

Kjo është bërë në kuadër të rritjes së masave të sigurisë për Kurtin, pasi që ky i njëjti është kërcënuar.

Kjo madje është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

“Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë. Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre. Ato bëjnë vlerësimet e nevojshme dhe ndërmarrin masat përkatëse. Në anën tjetër, kryeministri vazhdon angazhimin e tij të rregullt”, tha ai.

Pavarësisht kësaj, nga Policia e Kosovës kanë vendosur të mos deklarohen lidhur me këtë çështje./Lajmi.net/