Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës u paguhen shtesat vetëm për muajin shkurt, të muajt mars nuk ekzekutohen fare

Qeveria e dorëhequr e Kosovës nuk ua ka paguar zyrtarëve policor shtesat për ndërrimin të natës dhe orëve shtesë. Përtej kësaj Qeveria në mënyrë të jashtëligjshme, po ua ndalon shtesat që u takojnë me ligj zyrtarëve policor. Policia e Kosovës konkretisht Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ende nuk i kanë marrë shtesat e plota…

Lajme

30/04/2025 20:16

Qeveria e dorëhequr e Kosovës nuk ua ka paguar zyrtarëve policor shtesat për ndërrimin të natës dhe orëve shtesë. Përtej kësaj Qeveria në mënyrë të jashtëligjshme, po ua ndalon shtesat që u takojnë me ligj zyrtarëve policor.

Policia e Kosovës konkretisht Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ende nuk i kanë marrë shtesat e plota që atyre u takojnë për muajt që lam pas.

Sipas burimeve të Lajmi.net policët e Njësisë Speciale të Kosovës këtë muaj kanë marrë vetëm shtesat e muajit shkurt, ndërkaq ato të muajit mars nuk janë ekzekutuar fare.

Ndërkaq, Avdi Hoti nga Sindikata e Policisë së Kosovës tha se do të ndërmarrin hapa lidhur me mospagesën e punës sekondare të policëve.

Atij i është thënë nga drejtori i Policisë së Kosovës se diçka nga pjesa e mbetur e pagesave do të realizohet. Por nuk ka marrë shkresë nga Policia apo Ministria e Financave

“Kam dëgju se nuk janë pagu një muaj edhe puna sekondare. Sot kemi pasë takim me Drejtorin i Policisë dhe njëra ndër pyetjet ishte nëse do të paguhen pjesa e mbetur, dhe përgjigja ishte se ‘po diçka do të paguhet’, por as ai nuk ka pas informacione. Në momentin që do të marrim informatën do të dalim me komunikatë zyrtare, do të ndërmarrim veprime”, tha Hoti për Klanin./Lajmi.net/