“Njeriu i veprave që flasin” – Arbrësha Krasniqi lavdëron Fatmir Limajn përpara tentimit të fundit për konstituimin e Kuvendit
Pak orë para seancës së fundit për tentimin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, e cila pritet të mbahet sonte në orën 22:00, deputetja e Nismës Socialdemokrate, Arbrësha Krasniqi, ka bërë një postim lavdërues për liderin e partisë së saj, Fatmir Limaj. “Njeriu që bëri histori. Fatmir Limaj, njeriu i veprave që flasin. Luftëtar i…

Lajme
Pak orë para seancës së fundit për tentimin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, e cila pritet të mbahet sonte në orën 22:00, deputetja e Nismës Socialdemokrate, Arbrësha Krasniqi, ka bërë një postim lavdërues për liderin e partisë së saj, Fatmir Limaj.
“Njeriu që bëri histori. Fatmir Limaj, njeriu i veprave që flasin. Luftëtar i lirisë, arkitekt i ndryshimit dhe dëshmia që vizioni politik mund të bëhet realitet,” shkroi Krasniqi në rrjetet sociale, transmeton lajmi.net
Postimi vjen në një moment kyç politik, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje janë në përpjekje për të siguruar shumicën për zgjedhjen e kryesisë së Kuvendit dhe hapjen e rrugës për formimin e qeverisë së re./lajmi.net/