“Njeriu i duhur, në kohën e duhur” – Fadil Nura në mbështetje të Bedri Hamzës

Zyrtari i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Fadil Nura, ka shprehur mbështetjen e tij për kandidaturën e Bedri Hamzës për kryetar të partisë. Në një postim në rrjetet sociale, Nura e përshkroi Hamzën si “njeriun e duhur, në kohën e duhur — me përvojë, vizion dhe integritet”, duke theksuar aftësinë e tij për…

Lajme

13/11/2025 18:05

Zyrtari i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Fadil Nura, ka shprehur mbështetjen e tij për kandidaturën e Bedri Hamzës për kryetar të partisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Nura e përshkroi Hamzën si “njeriun e duhur, në kohën e duhur — me përvojë, vizion dhe integritet”, duke theksuar aftësinë e tij për ta udhëhequr PDK-në drejt fitoreve të reja.

“Njeriu i duhur, në kohën e duhur — me përvojë, vizion dhe integritet për ta udhëhequr partinë drejt fitoreve të reja. Suksese në këtë rrugëtim!” shkruan Nura, duke i uruar Bedri Hamzës sukses në garën për udhëheqjen e partisë.

Ky postim vjen pak pas shpalljes së kandidaturës së Hamzës, duke sinjalizuar një mbështetje të rëndësishme brenda radhëve të PDK-së./lajmi.net/