Njëqind vjeçari voton në Tiranë: Kam votuar që në vitin 1946
Një 100-vjeçar ka hedhur votën në shkollën “Kushtrimi i Lirisë” në Tiranë. Ai mund të jetë votuesi më i vjetër në Shqipëri, sipas Top Channel. “Me numër si kam, por kam votuar që në vitin 1946 dhe deri sot. Sado e gjatë të jetë është e qartë dhe e lexueshme për të gjithë qytetarët fleta…

Lajme
Një 100-vjeçar ka hedhur votën në shkollën “Kushtrimi i Lirisë” në Tiranë.
Ai mund të jetë votuesi më i vjetër në Shqipëri, sipas Top Channel.
“Me numër si kam, por kam votuar që në vitin 1946 dhe deri sot. Sado e gjatë të jetë është e qartë dhe e lexueshme për të gjithë qytetarët fleta e votimit. Janë bërë zgjedhjet e para, 46, 50, 60 deri sot mund të kem votuar. Sa më shpejt është më mirë, çdo punë, sa më shpejt të jetë aq më e saktë është”, u shpreh ai.
Qytetarët shqiptarë iu drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur 140 deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë.
Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, listat zgjedhore përfshijnë dy kategori, qytetarët që jetojnë brenda vendit dhe ata të cilët jetojnë në shtete të ndryshme të botës.
Në zgjedhjet e 11-ta parlamentare që prej vitit 1991, të drejtën e votës sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Brendshme, e kanë 3,713,761 shtetas shqiptarë, brenda e jashtë vendit, nga të cilët 114,642 të rinj do të votojnë për herë të parë.
Gjithashtu, edhe 3 027 persona, të dënuar dhe të paraburgosur pritet të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar në 21 institucione të ekzekutimit të vendimeve penale.