​Një zyrtare policore në Ferizaj gjen dhe kthen paratë e humbura

Gjatë patrullimit në rrugën “Driton Islami”, pranë stacionit policor në Ferizaj, një zyrtare policore ka gjetur 100 euro. Pas verifikimeve të nevojshme, paratë iu dorëzuan pronarit të ligjshëm P.R., i cili më herët kishte raportuar humbjen e tyre në polici. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj shpreh mirënjohje për veprimin e zyrtares policore, duke e…

Lajme

21/05/2025 20:38

Gjatë patrullimit në rrugën “Driton Islami”, pranë stacionit policor në Ferizaj, një zyrtare policore ka gjetur 100 euro.

Pas verifikimeve të nevojshme, paratë iu dorëzuan pronarit të ligjshëm P.R., i cili më herët kishte raportuar humbjen e tyre në polici.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj shpreh mirënjohje për veprimin e zyrtares policore, duke e vlerësuar atë si një akt human dhe shembullor.