Një veturë e përdorur shitet për 10 milionë dollarë! (Foto)

U shit me një çek prej vetëm 10 milionë dollarësh (9,41 milionë euro) një nga shtatë modelet “Koenigsegg One:1” që ka vendosur rekordin e veturës më të shtrenjtë të përdorur.

Auto & Tek

25/11/2016 20:56

Kjo shitje, sikurse mund të kuptohet lehtësisht, është një marrëveshje mes privatësh, por informacioni ka dalë nga një person i ngarkuar me mirëmbajtjen e veturës.

Por blerja e një super veture të prodhuar në një seri të limituar si “One:1”, nga e cila janë shitur gjashtë ekzemplarë për 2,85 milionë dollarë, ndërsa ekzemplari i shtatë ka mbetur në pronësi të vetë kompanisë prodhuese, është gjithnjë një pazar i mirë.

Shpejtësia është e jashtëzakonshme, arrin 0-400 kilometra në orë për 20 sekonda. Për sa i përket informacioneve për shpejtësinë 0-100 apo 0-200 kilometra në orë kompania suedeze nuk e ul veten të merret me këto shifra./G.S

Koenigsegg One:1Koenigsegg One:1Koenigsegg One:1Koenigsegg One:1