Një vdekje e dyshimtë raportohet në Prizren, policia nis hetimet
Policia e Kosovës ka raportuar një rast të vdekjes së dyshimtë në Prizren. Policia njoftoi se viktima mashkull, shtetas i Shqipërisë është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor, ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është…
Lajme
Policia e Kosovës ka raportuar një rast të vdekjes së dyshimtë në Prizren.
Policia njoftoi se viktima mashkull, shtetas i Shqipërisë është gjetur pa shenja jete.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor, ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar./Lajmi.net/