Një tjetër fakt që vërteton se Agon Amiga është bashkuar me gruan! (Foto)

Është folur shumë së fundmi lidhur me jetën private të një nga reperave më në zë të labelit ‘Babastars’, Agon Amiga.

ShowBiz

05/03/2017 23:54

Ky i fundit përpara disa kohësh u nda me bashkëshorten dhe në media u tha se arsye për këtë u bë modelja e njohur Afërdita Dreshaj e cila kishte hyrë në mes te çiftit.

Mirëpo në intervistat e fundit, Agon Amiga ka lënë të kuptohet se ai është bashkuar sërish me bashkëshorten e tij Egzonën dhe i kanë lënë pas qejfmbetjet.

Po të vini re edhe këto fotografi në rrjete sociale që kanë shpërndarë të dy do të vini re se udhëtojnë dhe frekuentojnë të njëjtat vende, fakt ky që dëshmon ribashkimin e tyre.