Një test i çmendur i Porsche Taycan në kuvertën e një aeroplanmbajtëseje

Vetëm një ditë na ndan nga prezantimi i Taycan.

Auto & Tek

03/09/2019 11:35

‘Taycan’ është një model elektrik i sjellë nga kompania  Porsche në një kthesë në operacionet e saj, transmeton lajmi.net.

Kompania prodhuese e automobilave vendosi të vërtetojë përformancën imponuese të veturës, veçanërisht në drejtim të përshpejtimit dhe frenimit.

Sedani elektrik arriti në aeroplanmbajtësen SS Hornet, kuverta e së cilës është e gjatë 265 metra.

Në atë distancë, Taycan do të duhet të përshpejtojë në 145 km / orë dhe më pas të ndalet pa rënë në det.

Veturës iu deshën 10.17 sekonda dhe 222.8 m për të gjithë manovrën, me piloten profesioniste garuese Shea Holbrook pas timonit. /Lajmi.net/

YouTube player