Një skuadër e madhe kërkon Bonuccin

Pep Guardiola nuk heq dorë nga mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci.

Sport

30/05/2020 10:42

Siç raporton Daily Star, Manchester City do të tentojë transferimin e italianit në afatin kalimtar të verës, përcjell lajmi.net.

Bonucci është një dëshirë e vjetër e trajnerit Pep Guardiola, i cili e ka kërkuar atë edhe në dy afatet e fundit kalimtare.

33 vjeçari ka një kontratë të gjatë me Juventusin, deri në vitin 2024.

Largimi i tij nga Juventus duket i vështirë të ndodh, me lojtarin që qëndron shumë i lidhur me skuadrën, tek e cila u rikthye dy vite më parë, pas një sezoni të kaluar te Milan./Lajmi.net/