Ndalohet udhëtarja shqiptare që po udhëtonte nga Aeroporti i Prishtinës drejt Londrës me mbi 120 bokse me cigare

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje (e diel),  rreth orës 11:00, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, është ndaluar një femër që po udhëtonte për në Londër. Sipas Policisë, ajo kishte në posedim një çantë krahu, të cilën dyshohej se e kishte të mbushur me pako të cigareve. E njëjta është kontrolluar nga…

Lajme

03/03/2025 11:53

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje (e diel),  rreth orës 11:00, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, është ndaluar një femër që po udhëtonte për në Londër.

Sipas Policisë, ajo kishte në posedim një çantë krahu, të cilën dyshohej se e kishte të mbushur me pako të cigareve. E njëjta është kontrolluar nga ana e zyrtarëve të X-Rey në prezencë të zyrtarëve kompetentë, ku në bazë të aparatit të kontrollit është detektuar se në çantën e krahut ka një sasi të konsiderueshme të pakove me cigare.

“Udhëtarja femër shtetase nga Shqipëria, dyshohej se përpos çantës së krahut që kishte me vete, ajo në check-in në aeroport, kishte dorëzuar edhe një valixhe në të cilën dyshohej se posedonte po ashtu pako me cigare. Udhëtarja e ndalur është dërguar në zyrën e doganës për të vazhduar me procedurat e mëtejme, ku pas kontrollit edhe të valixhes së dorëzuar në check-in, e njëjta ka rezultuar se posedon pako me cigare. Pas kontrollit janë sekuestruar gjithsej 104 boksa (shteka) cigare “Malboro e kaltër” dhe 20 boksa “Karelia Slims” me banderola të shtetit të Shqipërisë, të cilat ishin të padeklaruara në Doganën e Republikës së Kosovës. Pakot e cigareve janë sekuestruar dhe rasti i është dorëzuar Doganës së Kosovës për veprime të mëtejme sipas procedurave të parapara ligjore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Institucionet e Kosovës vazhdojnë bashkëpunimin, me qëllim të rritjes së sigurisë dhe parandalimit të kontrabandës së mallrave. /Lajmi.net/