Një femër e përkatësisë serbe ka vjedhur në kishën e Ranillugut 12 euro. Për këtë shkak Policia dje e ka arrestuar atë për t’u liruar më pas me urdhër të prokurorit.
Lajme
17/10/2015 17:26
Policia në raportin 24 orësh raporton se në Ranillug është arrestuar e dyshuara femër, serbe e Kosovës, pasi e njëjta nga një objekt fetar-kishë ka vjedhur 12 euro para të gatshme.
E dyshuara pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.