Një serb ndalohet në Leposaviq, dyshohet se transportoi ilegalisht dru

Policia ka ndalur një person në Leposaviq, pasi që i njëjti me kamion ishte duke transportuar rreth 15 metra kub dru për djegie, pa dokumentacionin përkatës

Lajme

07/02/2021 09:26

Siç njofton PK, rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Është shoqëruar i dyshuari serb shtetas i Serbisë, pasi që i njëjti me kamion ishte duke transportuar rreth 15 metra kub dru për djegie, pa dokumentacionin përkatës. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Lajmi.net/