Një serb nga Klina vret veten aksidentalisht

Policia e Kosovës në rajonin e Pejës njofton se sot rreth orës 13 e 50 në shtëpinë e Shëndetit në Klinë është sjellë një person i plagosur me armë zjarri.

Lajme

27/06/2015 19:42

Policia e Klinës kanë shkuar në shtëpinë e shëndetit në Klinë dhe pas kontaktit me personelin e këtij institucioni, janë njoftuar për atë se personi R. D. (1962), serb nga fshati Bingjë nga plagët e marra me armë zjarri ka ndërruar jetë.

Bëjnë të ditur se deri te ky incident sipas dëshmitarëve, dëshmive dhe provave tjera të gjetura në vend ngjarje.

Pasi që viktima aksidentalisht me armë gjuetie ka qëlluar vetveten në këmbën e djathtë duke shkaktuar plagosjen dhe më pas vdekjen, që veç ishte konfirmuar nga mjeku kujdestar i Qendrës Mjekësore në Klinë.

Njësitet policore si dhe Prokurori i shtetit kanë dal në vendin e ngjarjes ku kanë proceduar rastin dhe mbledhur dëshmi tjera relevante, për të marr detaje tjera që kanë shpie deri të ky rast.

Rasti është klasifikuar i tillë bazuar në dëshmitë e dhëna, provat e gjetura në vend ngjarje dhe çdoherë në konsultim dhe këshillim të Prokurorit të shtetit të Prokurorisë Themelore në Pejë.

Ndërsa trupi i pajetë me urdhër të Prokurorit të shtetit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, kurse rasti do hetohet nga njësiti i hetimeve rajonale në Pejë.