Një qytetar sulmon fizikisht dy policë në Ferizaj, nuk i lejoi t’ia arrestonin djalin

Një person është arrestuar të premten në mbrëmje në Ferizaj, pasi i njëjti kishte sulmuar dy zyrtarë policorë. Rasti ka ndodhur në rrugën Ejup Bajraktari. I dyshuari thuhet se fillimisht i ka penguar policët për ta arrestuar djalin e tij, i cili dyshohej për narkotikë, ndërsa më pas edhe i ka sulmuar fizikisht. Dy zyrtarët…

Lajme

12/07/2025 11:04

Një person është arrestuar të premten në mbrëmje në Ferizaj, pasi i njëjti kishte sulmuar dy zyrtarë policorë. Rasti ka ndodhur në rrugën Ejup Bajraktari.

I dyshuari thuhet se fillimisht i ka penguar policët për ta arrestuar djalin e tij, i cili dyshohej për narkotikë, ndërsa më pas edhe i ka sulmuar fizikisht.

Dy zyrtarët policorë kanë pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Raportohet se gjatë arrestimit të një personi të dyshuar për narkotik, babai i tij ka penguar dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë. Dy zyrtarë policorë kanë pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.