Një punëtor në Prishtinë rrëzohet nga lartësia duke punuar

Një person i moshës 39-vjeçare është lënduar sot pasi ra nga lartësia teksa ishte duke punuar në një ndërtesë në lagjen “Mati” në Prishtinë, shkruan Gazeta Express.

Lajme

05/02/2022 17:47

Sipas policisë ai është duke marr trajtim mjekësor në QKUK.

Lidhur me këtë ngjarje me rekomandim të prokurorit të shtetit është intervistuar një person i dyshuar si dhe është iniciuar rasti “Punime të kundërligjshme” .

Njoftimi i plotë:

Lëndohet një person derisa ishte duke punuar

Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën se në lagjen Mati në Prishtinë, një person derisa ishte duke punuar, ka rënë nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime trupore.

Personi i lënduar, L.Rr. mashkull ,39 vjeç, është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Lidhur me këtë ngjarje me rekomandim të prokurorit të shtetit është intervistuar një person i dyshuar si dhe është iniciuar rasti “Punime të kundërligjshme” .

Rasti po hetohet nga hetuesit e stacionit policor Jugu, në Prishtinë, në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoriatin e Punës.