Një pordhë për femrën e Neymarit

E pabesueshme, por e vërtetë. Një tifoz ia ka lëshuar një pordhë në tribuna të stadiumit, të dashurës së Neymarit, e cila nuk mund ta duronte erën dhe e goditi tifozin.

Sport

02/07/2014 16:29

E dashura e Neymar, Marquezine Bruna, nuk ka kaluar aspak mirë në ndeshjen ndërmjet Brazilit dhe Kilit.

Derisa ishte duke e shikuar ndeshjen, ku ishte duke luajtur edhe ylli i Barcelonës, bukuroshja është përballur me një të papritur.

Një tifoz në fakt e ka xhiruar veten, por edhe reagimin e saj, pasi e ka lëshuar një pordhë.

Ajo e mbante dorën në hundë nga era e rëndë që kundërmonte, ndërsa më pas e goditi tifozin e ‘pakulturuar’.

Një rast komik ky, gjithsesi.