Një polic serb u qëllua me hark në qafë në Beograd para ambasadës izraelite, sulmuesi u vra

Një pjesëtar i Policisë së Serbisë është gjuajtur sot me hark në qafë para Ambasadës së Izraelit në Beograd dhe aktualisht ndodhet në Qendrën Emergjente. Gjatë sulmit, pjesëtarët e policisë kanë arritur të vrasin sulmuesin. Ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, ka deklaruar se një person i panjohur, identiteti i të cilit është duke…

Lajme

29/06/2024 13:42

Një pjesëtar i Policisë së Serbisë është gjuajtur sot me hark në qafë para Ambasadës së Izraelit në Beograd dhe aktualisht ndodhet në Qendrën Emergjente. Gjatë sulmit, pjesëtarët e policisë kanë arritur të vrasin sulmuesin.

Ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, ka deklaruar se një person i panjohur, identiteti i të cilit është duke u përcaktuar, ka qëlluar me hark një pjesëtar, i cili ishte në detyrë për të siguruar ambasadën izraelite.

“Sot rreth orës 11:00, një person i panjohur, identiteti i të cilit është duke u përcaktuar, ka qëlluar me hark një pjesëtar të Xhandarmërisë i cili ishte në shërbimin e sigurisë në ambasadën izraelite dhe e ka goditur në qafë”, sqaroi ai.

Daçiq ka deklaruar se pjesëtari i policisë M.J., ka përdorur armën në vetëmbrojtje dhe ka mundur sulmuesin, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë, shkruan Danas.