​Një polic dërgohet në emergjencë pas sulmit në Kaçanik

Në Stacionin Policor të Kaçanikut, mbrëmë është arrestuar një të dyshuar, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë në vendin e punës. Si pasojë e sulmit, njëri nga zyrtarët u dërgua për tretman mjekësor fillestar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), ndërsa më pas është transportuar në Emergjencën e Ferizajt për trajtim…

Lajme

17/01/2026 11:47

Në Stacionin Policor të Kaçanikut, mbrëmë është arrestuar një të dyshuar, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë në vendin e punës.

Si pasojë e sulmit, njëri nga zyrtarët u dërgua për tretman mjekësor fillestar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), ndërsa më pas është transportuar në Emergjencën e Ferizajt për trajtim të mëtejshëm.

Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti vazhdon të hetohet nga organet e rendit.