Një pjesë e Turqisë e tensionuar për numrin e madh të refugjatëve sirianë

Qindra njerëz janë përleshur me policinë turke në Stamboll gjatë protestë kundër numrit në rritje të refugjatëve nga Siria.

Bota

25/08/2014 17:51

Bizneset u goditën,  shumë dritare u thyen dhe një veturë u përmbys në periferinë veriore të Ikitelli-t, në pjesën Evropiane të qytetit.

Të rinjtë kanë dalë me parulla anti-siriane ndërsa mediat turke raportuan se pesë persona janë dërguar në spital.

Më shumë se 1.2 milion sirian kanë shkuar në Turqi për t’i shpëtuar luftës civile.

Forcat speciale janë zhvendosur për të ndaluar trazirat të dielën në mbrëmje.

Rreth 300 vetë u tha se janë marrë me dhunë, disa prej tyre të armatosur me thika dhe drunj.

Numri i madh i refugjatëve sirianë në Turqi ka ngritur tensionet në disa qytete, veçanërisht në lindje.

Refugjatët sirianë duken sheshit në Stamboll, qytetin më të madh turk, dhe më të madhin për nga numri që vizitohet.

OKB thotë se janë 822.000 refugjatë të regjistruar në Turqi, edhe pse qeveria në Ankara thotë se numri është ende më i lartë.

Shumë prej tyre kanë ikur në Gaziantep, 100 km (62 milje) nga qyteti verior sirian të Aleppo-s. Përleshjet në fillim të muajit atje ishin nxitur nga vrasja e një pronari turk nga një refugjat, thonë raportet.

Pas dhunës, autoritet thanë se do t’i zhvendosin refugjatët jashtë qytetit në vende me tenda.