Një person u gjet pa shenja në Prishtinë, Policia jep detaje

Një person është gjetur pa shenja jetë në lagjen Ulpiana të Prishtinës, sot rreth orës 06:00. Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ahmeti ka thënë se vdekja e tij është konstatuar në vendin e ngjarjes. “Rreth orës 06:00 është marrë informata për një person…

Lajme

29/05/2025 08:54

Një person është gjetur pa shenja jetë në lagjen Ulpiana të Prishtinës, sot rreth orës 06:00.

Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se vdekja e tij është konstatuar në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 06:00 është marrë informata për një person (mashkull) pa shenja jete, në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes . Policia në koordinim me prokurorinë kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin”, ka thënë Ahmeti për lajmi.net.