Një person në Pejë i doli trenit përpara- Trenisti e vëren në kohë, shpëton jetën e të njëjtit
Një person në Pejë dyshohet se ka tentuar të bejë vetëvrasje duke i dalë trenit përpara. Ngjarja bëhet e ditur të ketë ndodhur mesditën e sotme në fshatin Zahaq të Pejës. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Sipas Gashit, vozitësi i trenit e kishte vërejtur me…
Lajme
Një person në Pejë dyshohet se ka tentuar të bejë vetëvrasje duke i dalë trenit përpara.
Ngjarja bëhet e ditur të ketë ndodhur mesditën e sotme në fshatin Zahaq të Pejës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Sipas Gashit, vozitësi i trenit e kishte vërejtur me kohë dhe ka arritur ta ndal trenin.
“Sot rreth orës 12:35, Policia e Kosovës ka marr informacion tek hekurudhat e trenit Prishtinë- Pejë, në fshatin Zahaq një person ka tentuar t’i dal trenit përpara. Vozitësi i tretni e kishte vërejtur me kohë dhe ka arritur ta ndal trenit”, ka thënë Gashi./Lajmi.net