Një person në Japoni vret 19 njerëz dhe plagos 45 të tjerë (Video)
Sulmi ka ndodhur në qytetin e Sagamiharas, në perëndim të Tokios, transmeton lajmi.net.

Bota
(I plotësuar) – 20 nga 45 të lënduarit në Japoni janë në gjendje kritike, raportojnë mediat lokale.
Një 26 vjeçar është arrestuar nga policia pas sulmit, njofton televizioni publik NHK. Sipas raportit, thuhet që ai ka qenë duke mbajtur një thikë në dorë.
***
(I plotësuar) – Mediat japoneze raportojnë se personi i cili la të vdekur 19 veta dhe të lënduar rreth 45, është arrestuar, shkruan rt.com, transmeton lajmi.net
***
Raportet e fundit nga Japonia flasin për 19 persona të vrarë dhe 45 të plagosur, pasi që një person i inatosur i ka therur me thikë.
Sulmi ka ndodhur në qytetin e Sagamiharas, në perëndim të Tokios, transmeton lajmi.net.
Besohet se sulmi ka ndodhur në një ndërtesë për njerëz me nevoja të veçanta.
Së shpejti sjellim informacione të plotësuar nga kjo tragjedi… /Lajmi.net/