Një person në Ferizaj vetplagoset në këmbë, Policia i gjen dhe ia konfiskon në shtëpi një pushkë ajrore e armë të tjera

Një person në Ferizaj, dje rreth orës 18:00 ka pranuar tretman në emergjencën e qytetit, pasi që i njëjti ishte vetplagosur në këmbë. Policia ne shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur dhe konfiskuar pushkë ajrore me 223 copë municion, pushkë gjysmë-automatike me 71 copë fishekë. I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.…

Lajme

16/06/2025 09:34

Një person në Ferizaj, dje rreth orës 18:00 ka pranuar tretman në emergjencën e qytetit, pasi që i njëjti ishte vetplagosur në këmbë.

Policia ne shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur dhe konfiskuar pushkë ajrore me 223 copë municion, pushkë gjysmë-automatike me 71 copë fishekë.

I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“Ferizaj / 15.06.2025 – 18:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor në emergjencën e qytetit në Ferizaj për shkak se ishte vetë-plagosur në këmbë. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, në shtëpinë e të dyshuarit ku kanë gjetë dhe konfiskuar: një pushkë ajrore me 223 copë municion (diabolla), një pushkë gjysmë automatike me 71 copë fishekë. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. /Lajmi.net/