Një person ndalohet për dhunim në Pejë, viktima në shtëpi të sigurt

Një person është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për veprën penale “Dhunimi”, me urdhër të prokurorit të shtetit. Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili bëri të ditur se brenda afatit ligjor do të ndërmerren hapat e mëtejmë proceduralë. “Është ndaluar për 48 orë një…

Lajme

24/02/2026 09:45

Një person është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për veprën penale “Dhunimi”, me urdhër të prokurorit të shtetit.

Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili bëri të ditur se brenda afatit ligjor do të ndërmerren hapat e mëtejmë proceduralë.

“Është ndaluar për 48 orë një person për veprën penale dhunimi me urdhër të prokurorit të shtetit. Brenda afatit ligjor, prokurori i shtetit do të parashtrojë kërkesë për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë penale. Kurse, viktima ka marrë tretmanin e duhur pas raportimit të rastit dhe për momentin gjendet në shtëpi të sigurt”, ka deklaruar Nikçi.

Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente, ndërsa priten veprimet e mëtejme nga prokuroria brenda afateve të parapara ligjore./Lajmi.net/