Një person i maskuar dhe nën kërcënim të armës tenton të kryej grabitje në Prizren
Një femër në Prizren ka raportuar se derisa ishte në vendin e punës, një person i maskuar dhe nën kërcënim të armës kishte tentuar të kryej grabitje. Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ka njoftuar se rasti po hetohet nga njësitet relevante policore, shkruan lajmi.net. “Prizren 28.05.2025-08:00. Ankuesja femër kosovare ka informuar se për…

Lajme
Një femër në Prizren ka raportuar se derisa ishte në vendin e punës, një person i maskuar dhe nën kërcënim të armës kishte tentuar të kryej grabitje.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ka njoftuar se rasti po hetohet nga njësitet relevante policore, shkruan lajmi.net.
“Prizren 28.05.2025-08:00. Ankuesja femër kosovare ka informuar se për deri sa ishte në vendin e punës, një person i maskuar dhe nën kërcënim të armës-pistoletës kishte tentuar të kryej grabitje. Rasti po hetohet nga njësitet relevante policore”, thuhet në raportin e Policisë. /Lajmi.net/