Një person dyshohet se qëndroi i vdekur për më shumë se 10 ditë brenda banesës, deklarohet Prokuroria

Një person është gjetur pa shenja jete në një banesë në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë. Rasti është raportuar në Polici rreth mesnatës së datës 14 janar 2025. Derisa dyshohet se trupi i viktimës ka qëndruar në banesë për më shumë se 10 ditë. Ndryshe në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është cilësuar…

Lajme

14/01/2025 12:01

Një person është gjetur pa shenja jete në një banesë në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.

Rasti është raportuar në Polici rreth mesnatës së datës 14 janar 2025.

Derisa dyshohet se trupi i viktimës ka qëndruar në banesë për më shumë se 10 ditë.

Ndryshe në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalur menjëherë njësit relevante si dhe njësia e emergjencës të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

“Është raportuar se është gjetur pa shenja jete në banesën e tij viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante si dhe njësia e emergjencës të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh.

Për këtë rast për lajmi.net, janë deklaruar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Nga prokuroria kanë thënë se në lidhje me rastin me vendim të prokurorit të shtetit trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi.

Teksa kanë shtuar se për momentin nuk mund te jepen detaje më të hollësishme.

“Lidhur me rastin në fjalë, ju njoftojmë se me vendim të prokurorit të shtetit trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi dhe se për momentin më shumë informata lidhur me këtë rast nuk mund të ofrohen”, thuhet në përgjigje. /Lajmi.net/