Një person djeg njehsorët e rrymës në një objekt banesor në Fushë Kosovë – Policia arreston të dyshuarin

Një person mbrëmë menjëherë pas mesnate dyshohet se ka djegur njehsorët e rrymës në një objekt banesor në Fushë Kosovë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë për lajmi.net se personi i dyshuar është identifikuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë. “Rreth orës 00:30 në rrugën “Nëna…

Lajme

31/10/2024 10:27

Një person mbrëmë menjëherë pas mesnate dyshohet se ka djegur njehsorët e rrymës në një objekt banesor në Fushë Kosovë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë për lajmi.net se personi i dyshuar është identifikuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Rreth orës 00:30 në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë, është raportuar një zjarr në njehsorët e rrymës elektrike të një objekti. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” ka identifikuar një person të dyshuar, dhe të njëjtin me rekomandimin e prokurorit të shtetit e ka dërguar në mbajtje prej 48 orësh”, ka thënë Borovci. /Lajmi.net/