Një person bie nga kati i tretë i spitalit në veri të Mitrovicës, Policia po e heton rastin si vdekje e dyshimtë
Një person dyshohet se mbrëmë rreth orës 23:15, është hedhur nga kati i tretë i ndërtesës së spitalit në veri të Mitrovicës i cili edhe nuk ka arritur të mbijetojë. Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani. Elshani ka thënë se rasti po trajtohet si…

Lajme
Një person dyshohet se mbrëmë rreth orës 23:15, është hedhur nga kati i tretë i ndërtesës së spitalit në veri të Mitrovicës i cili edhe nuk ka arritur të mbijetojë.
Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Elshani ka thënë se rasti po trajtohet si “vdekje e dyshimtë”, derisa vdekja e tij është konstatuar nga mjeku.
“Trajtohet si vdekje e dyshimt, dyshohet se është hudh nga kati i tretë i ndërtesës së spitalit. Mjeku ka konstatu vdekjen e tij. Trupi është dërgu në Institutin e Mjekësis Ligjore”, ka thënë Elshani. /Lajmi.net/