Një orë pritje tek Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë

Bashkatdhetarët që janë nisur për Kosovë po presin deri në 30 minuta në pikën kufitare në Merdare, ndërsa deri në një orë zgjasin pritjet për të hyrë në pikën kufitare Dheu i Bardhë.

Lajme

25/12/2014 17:46

Kështu bënë të ditur Policia e Kosovës, e cila njofton se kjo gjë po ndodh si rezultat i prezencës së fluksit të automjeteve dhe procedurave kufitare, pasi për shkak të festave të fundvitit, ka një fluks më të madh të bashkatdhetarëve që vijnë në pushime në Kosovë.

Ndërsa ato automjete që lënë Kosovën për të hyrë në Serbi, në pikën kufitare të Merdares, nuk ballafaqohen me pritje, përveç kohëzgjatjes normale prej 5-10 minuta deri sa të kryhen procedurat kufitare.

Gjendja më e mirë paraqitet tek Dheu i Bardhë. Në këtë pikë kufitare, që lidhë rajonin e anamoravës me Luginën e Preshevës, nuk janë regjistruar radhë me automjete. /Kosovapress/