Një nga familjet më kontributdhënëse për çlirimin e Kosovës, por protokolli shtetëror e la në fund të ulëseve Ramush Haradinajn
Kosova sot ka shënuar 25 vjetorin e lirisë. 25 vite më parë në Kosovë për herë të parë u shënuan ditët e lirisë, saktësisht qytetarët e Kosovës u ndjenë të lirë pas një lufte e cila mori jetën e mijëra njerëzve, la shumë të plagosur, shumë të dhunuar e shumë dëme mbi vendin. Në sheshet…
Lajme
Kosova sot ka shënuar 25 vjetorin e lirisë.
25 vite më parë në Kosovë për herë të parë u shënuan ditët e lirisë, saktësisht qytetarët e Kosovës u ndjenë të lirë pas një lufte e cila mori jetën e mijëra njerëzve, la shumë të plagosur, shumë të dhunuar e shumë dëme mbi vendin.
Në sheshet e Prishtinës sot hijeshi pati edhe parakalimi i Njësive të Forcës së Kosovës si dhe të Policisë së Kosovës.
Të pranishëm për të parë parakalimin e tyre ishin edhe figura e emra të rëndësishëm të institucioneve, të politikës, miq të vendit por edhe zyrtarë të Qeverisë.
Por sipas protokollit të vendit çdokush tjetër ishte më i rëndësishëm se Ramush Haradinaj, një nga njerëzit që i dha shumë lirisë së Kosovës, transmeton lajmi.net.
Pavarësisht bindjeve politike të tij, familja Haradinaj njihet si një prej familjeve më kontributdhënëse në luftën e Kosovës, si dhe në arritjen e lirisë së vendit.
Familja Haradinaj njihet si një prej familjeve që i dha shumë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e që sot u la në rendin e fundit të ulëseve.
Në rreshtat e para të ulëseve pati zyrtar shumë më pak të rëndësishëm se Haradinaj sa i përket luftës, lirisë dhe gjithë historisë së Kosovës.
Siç duket për protokollin shtetëror e rëndësishme ishte të “rehatoheshin” zyrtarët ministror më përpara se kontribudhënësit e luftës dhe lirisë.
Në lidhje me këtë tashmë pati edhe reagime të shumta./Lajmi.net/